Strategjia e Chelseas

Futboll

Strategjia e Chelseas

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:17
Strategjia e Chelseas

Vendi i katërt në renditje dhe një seri rezultatesh pozitive.

Chelsea i Thomas Tuchel funksionon dhe befason, dhe merita mund të jetë e një strategji për të ngatërruar skuadrat kundërshtare.

Ka qenë The Sun që ka zbuluar sekretin e trajnerit gjerman. Sipas së përditshmes angleze, pas mbërritjes së tij në Londër skuadra ka filluar të përdor disa kode sekrete në fushë.

Një mënyrë për të befasuar kundërshtarë dhe për t’i ngatërruar gjatë ndeshjes. The Sun, që ka marrë disa informacione nga një burim anonim, ka shpjeguar se disa futbollistë të bluve përdorin fjalë në kod kur ekipi del në sulm.

“Nuk e keni idenë se çfarë ndodh”, ka thënë burimi për The Sun. “E dinë saktësisht se çfarë po bëjnë: kështu i bëjnë sulmet më të shpejtë dhe më të rrezikshëm, sepse ndonjëherë lojtari që ka topin nuk duhet të ngrejë as kokën për ta parë ku është sulmuesi”.

“Përdorin gjithmonë fjalë të ndryshme, kështu që nuk mund t’i kuptosh gjatë ndeshjes”.

Nga momenti që Tuchel ka marrë drejtimin, skuadra nuk ka pësuar asnjë humbje në 12 ndeshje dhe janë ngjitur deri në vendin e katërt që vlen kualifikimin në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat