Kundër Ronaldos

Futboll

Kundër Ronaldos

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:20
Kundër Ronaldos

Interi u shkëput në klasifikim me +9 pikë ndaj Milanit, meritë e fitores së Torinos dhe humbjes së kuqezinjve në “San Siro” kundër Napolit. Një rezultat që bëri të buzëqeshte edhe Masimo Moratin, i marrë në pyetje nga radio “Kiss Kiss” ditën pas fitores ndaj Torinos.

“Rezultati në Milano bëri të mundur që Interi të fitonte një avantazh të mirë, – ka nënvizuar ish-presidenti i klubit. – Napoli ka merituar fitoren ndaj kuqezinjve, duke u rikthyer me meritë të plotë në garën për Ligën e Kampioneve. Mendoj se Interi mund ta administrojë avantazhin”.

Në të kaluarën, Morati ka pranuar se ka kontaktuar Aurelio de Laurentisin e Napolit lidhur me merkaton:

“Më pëlqente Hamshik! I telefonova, më tha që nuk e shiste. Ishte gabimi ynë që nuk e morëm që te Bresha”. Hapësirë edhe për një koment mbi faullin e Kristiano Ronaldos ndaj Alesio Kranjos në Kaljari-Juventus: “Ishte i kuq, por Ronaldo nuk është futbollist i keq, përplasja ishte aksidentale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat