Vendim i papritur nga Interi!

Futboll

Vendim i papritur nga Interi!

Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:59
Interi

Pasi mbrojtësi i Interit Danilo D’Ambrosio doli pozitiv me koronavirus, “Nerazzurrët” ka vendosur të anulojnë konferencën për shtyp të Antonio Contes përpara Sassuolos.

Interi njoftoi D’Ambrosio rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe skuadra është izoluar në qendrën stërvitore Pinetina.

“Il Corriere dello Sport” raporton se klubi ka anuluar konferencën për shtyp para ndeshjes të planifikuar për të Premten.

Prandaj, trajneri i “Nerazzurrëve” nuk do të flasë përpara ndeshjes kundër Sassuolos të shtunën.

Skuadra e Contes ka një hendek prej nëntë pikëve më shumë se Milani në Serie A pas një serie prej tetë fitoreve radhazi në ligë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se pjesa tjetër e anëtarëve të ekipit kanë rezultuar negativë në testet e shpejta, por që rezultatet molekulare do të arrijnë sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat