Kahn: Jemi Bayern Munih

Futboll

Kahn: Jemi Bayern Munih

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:01
Kahn: Jemi Bayern Munih

Bayern Munchen-PSG është një nga duelet më të forta të çerekfinaleve të Champions League. Dy ekipet u përballën mes tyre në finalen e sezonit të kaluar, sfidë që u fitua 1-0 nga bavarezët e Hansi Flick.

Oliver Kahn ka analizuar dy sfidat me kampionët e Francës. Sulmi i PSG-së është i frikshëm, por legjenda e Bayern Munchen vlerëson edhe trajnerin Pochettino, i cili i ka dhënë stabilitet dhe ekuilibër ekipit në fazën defensive.

“Shorti na vuri përballë një kundërshtar të nivelit tepër të lartë. Sigurisht që mendja na shkon te finalja e Lisbonës. PSG dëshiron me çdo kusht fitimin e Champions League, kështu që na pret një detyrë e vështirë.

Të gjithë e dinë se çfarë force dhe potenciali kanë në sulm. Lojtarë si Neymar dhe Mbappe mund të vendosin ndeshjen në çdo moment. Tani kanë Pochettinon, një trajner që i jep rëndësi të madhe edhe fazës mbrojtëse.

Gjithsesi, ne . Duhet të na mundin nëse duan t’i shkojnë deri në fund kompeticionit“, deklaroi ish-portieri i famshëm gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat