Trajneri bie ndesh me fjalët e tij për Muçin

Futboll

Trajneri bie ndesh me fjalët e tij për Muçin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:26
Trajneri bie ndesh me fjalët e tij për Muçin

Lionel Messi i Legias së Varshavës, kështu do e quante trajneri i skuadrës polake talentin më të madh të Kategorisë Superiore, Ernest Muçin. Megjithatë minutat e 19-vjeçarit që nga transferimi i tij në Ekstraklasa nuk kanë qenë të shumta.

Javën e shkuar Michniewicz do të justifikohej përpara mediave me faktin se mungesa e aktivizimit ishte për faktin se skuadra ishte ne disavantazh.

Por mbrëmjen e sotme trajneri bie ndesh me fjalët e tij. Legia e Varshavës udhëhiqte me shifrat 4-0 që në minutën e 63-të, e pavarësisht kësaj vetëm 10 minuta do të rezervoheshin për “Mesin“ shqiptar.

Shumë pak këto në krahasim me pritshmëritë e larta që drejtuesit e klubit trumbetuan në momentin që siguruan firmën me Ernest Muçin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat