Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

Futboll

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:40
Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

Martin Odegaard është huazuar tek Arsenali, pasi luajti me këtë status edhe te Real Sociedad. “Topçinjtë” synojnë të ulen me Real Madridin për ta zgjatur qëndrimin e norvegjezit në Londër përtej kësaj vere. Në “Emirates” do të ishin gati të përballen edhe me transferimin e plotë, por “Los Blancos” nuk po e konsiderojnë këtë mundësi. Kësisoji, drejtuesit e klubit të Londrës po punojnë për alternativa të mundshme. Kështu, një dëshirë e vjetër për Arsenalin hyn në skenë: Philippe Coutinho.

Mesfushori brazilian e filloi mirë sezonin te Barça, u duk se Koeman e “ringjalli” atë, por një çarje e meniskut të jashtëm të gjurit të majtë ia freboi përparimin. Po pse janë këto të dhëna të fundit të rëndësishme? Sepse, sipas “Daily Express”, është siguresa që do të ndriçojë lamtumirën e tij të mundshme nga “Camp Nou”.

Nëse Coutinho luan 100 ndeshje me katalanasit, Barça do të duhet të paguajë 23 milionë euro shtesë për Liverpool, si pjesë e marrëveshjes së bërë më 2018.

Kjo klauzolë mund të përshpejtojë kthimin e Coutinho në Premier League, ku spikati si yll planetar, pasi skuadra Blaugrana ka nevojë për para për të arritur në merkaton tjetër me garanci financiare. Shitja e tij duket “kryefjalë” e merkatos së verës. Shpërthimi i lojtarëve si Pedri apo Dembélé nuk do të linte vend për Coutinho, i cili, nëse do të luante edhe 10 ndeshje të tjera, do të thoshte një “vrimë” shtesë në arkën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat