Kundërshtarët e Kosovës, Spanja dështon, Suedia fiton!

Futboll

Kundërshtarët e Kosovës, Spanja dështon, Suedia fiton!

Nga: K.G. Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:49
Suedia

Spanja dështon si vendas, duke luajtur baras 1:1 me Greqinë, në kuadër të grupit B të kualifikuesve për Kampionatin Botëror.

Në minutën e 33-të, Morata kaloi në epërsi spanjollët.  

Në pjesën e dytë, Greqia befasojë dhe barazon rezultatin 1:1 me golin e Balasetas nga penalltia pikërisht në minutën e 57-të.

Suedia ka shënuar fitore si vendas me rezultat 1:0 ndaj Gjeorgjisë. Claesson realizoi në minutën e 35-të.  

Me 28 mars Suedia luan në Prishtinë me Kosovën dhe me 31 mars Spanja e pret Kosovën, të dyja takimet luhen në orën 20.45.  

Grupi B
Spanja - Greqia 1:1 (1:0)
Suedia-Gjeorgjia 1:0 (1:0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat