Siguria, problem i… Shqipërisë

Futboll

Siguria, problem i… Shqipërisë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:27
Siguria, problem i… Shqipërisë

Reagimi zyrtar i FSHF-së, që publikoi letrën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e cila nuk merrte përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, është publikuar si shqetësim edhe në mediat prestigjioze angleze.

“Sky Sports” ka kontaktuar me një zyrtar të Federatës Angleze, i cili ka shprehur edhe habinë e tij për këtë ngjarje.

“Dy federatat kanë komunikim të përditshëm para zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe nuk na është bërë me dije asnjë shqetësim për sigurinë e këtij takimi.

Kjo është një çështje e brendshme mes autoriteteve shqiptare. Do të ishte e paprecedent që një ndeshje ndërkombëtare të anulohej vetëm disa ditë para zhvillimit të saj”, u shpreh për “Sky Sports” një përfaqësues i zyrës së shtypit në Federatën Angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat