Messi befason Araujon

Futboll

Messi befason Araujon

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:06
Messi befason Araujon

Çfarë do të bëjë Lionel Messi në sezonin e ardhshëm? Nëse lamtumira nga Barcelona dukej zgjidhja më e mundshme deri pak javë më parë, një pjesë e dytë e sezonit shumë më e mirë nga ana e katalanasve duket se ka bërë të ndryshojë diçka.

Për këtë është i bindur edhe mbrojtësi i Ronald Araujo, i cili ka mbetur i befasuar nga përkushtimi i Pleshtit në stërvitje.

Siç ka bërë të ditur Marca, Ronald Araujo ka folur për Messi-n dhe të ardhmen e tij:

“Shpresoj që Messi të qëndrojë me ne edhe vitin e ardhshëm dhe shumë të tjerë”, ka thënë mbrojtësi.

“Leo është mirë, e shikoj shumë të gëzuar. Punon shumë, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Messi stërvitet si një bishë dhe kjo është shumë e mirë sepse është kapiteni dhe është një pikë referimi, dhe na e percjellë të gjithëve ne, pjesës tjetër të skuadrës dhe të rinjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat