Me mendjen te Anglia

Futboll

Me mendjen te Anglia

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:48
Me mendjen te Anglia

Kombëtarja është rikthyer në shtëpi fill pas sfidës me Andorrën dhe sot ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, më së shumti me karakter çlodhës, kjo edhe për shkak të sfidës së fundit që zhvilluan dhe gjithashtu për të mos rrezikuar lojtarët nga dëmtimet.

Për fatin e mirë, gjendja e skuadrës paraqitet optimale, me teknikun që, për momentin, nuk ka asnjë shqetësim.

Gjithashtu, përgjatë ditës së shtunë, të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen testit të Koronavirusit dhe shpresohet që të gjithë lojtarët të rezultojnë negative para sfidës me Anglinë që luhet në “Air Albania”.

Suksesi ndaj Andorrës bëri të mundur që kualifikueset drejt Botërorit “Katar 2022” të nisnin mirë për kuqezinjtë, një sukses që vlen jo vetëm në aspektin e pikaverazhit, por edhe sa i përket anës psikologjike në prag të sfidës mjaft delikate dhe të fortë ,me Anglinë në “Air Albania"...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat