Testi i së vërtetës vjen kundër Anglisë

Futboll

Testi i së vërtetës vjen kundër Anglisë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:09
Testi i së vërtetës vjen kundër Anglisë

Sfida ndaj Anglisë do të jetë një test mjaft i vështirë për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi ishullorët janë dhe favoritët kryesorë për të dalë të parët në grup. Mbrojtja e përfaqësueses kuqezi ishte mjaft e sigurtë në ndeshjen me Andorrën, edhe pse loja në tërësi e skuadrës nuk ishte e shkëlqyer.

Trajneri Reja ka vendosur të mbajë skemën 3-5-2, një rreshtim tipik italian me karakter mbrojtës.

Treshja e qendrës do të mbahet nga Ismajli, Gjimshti dhe Kumbulla, të cilët luajnë perkatësisht tek Spezia, Atalanta dhe Roma. Secili prej mbrojtësve është në formën më të mirë, çka jep siguri në repartin e prapavijës. Edi Reja ka vendosur tre qendër mbrojtësa të Serisë A, duke u varur nga filozofia italiane.

Anglia do të kërkojë fitoren që nga fillimi i takimit dhe kjo sfidë do të tregojë përqendrimin e të zgjedhurëve nga trajneri italian. Sterling, Harry Kane dhe Mount janë mjaft të vështirë për tu markuar, por nëse lojtarët tanë janë në ditën e tyre më të mirë, mund ta mbajmë rrjetën e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat