Broja falenderon Chelsean

Futboll

Broja falenderon Chelsean

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:43
Broja falenderon Chelsean

Armando Broja do të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në Kupën e Botës dhe nuk është penduar aspak qe nuk zgjodhi Anglinë në nivelin ndërkombëtar.

Broja falenderoi skuadrën e Chelseat për të gjitha mësimet që e kanë bërë atë lojtari që është sot.

Megjithatë tha se: ‘Unë kam shumë familje në Shqipëri dhe i kam vizituar çdo vit kështu që është me të vërtetë një pjesë e madhe e jetës sime,” tha Armando Broja.

Kujtojmë se, Broja debutoi me Chelsea kur ‘Të Kaltrit’ po mposhtnin Evertonin me rezultat 4-0 në Stamford Bridge dhe Broja, lojtar i akademisë, ishte gati ta bënte debutimin e tij profesional, duke zëvendësuar Olivier Giroud.

“Kur po hiqja bluzën po dridhesha pak, por sapo shkova në fushë, nervat u larguan”, tha Broja.

19-vjeçari është një nga sulmuesit më premtues i londinezëve pas një sezoni të frytshëm gjatë vitin 2019-20 për akademinë e Blues, duke fituar një lëvizje huazimi te ekipi holandez, Vitesse, ku ai po vazhdon korrë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat