Rashford, zemër e artë!

Futboll

Rashford, zemër e artë!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:56
Rashford, zemër e artë!

Sipas asaj që raportohet nga DailyMirror, pas të gjitha iniciativave bamirëse të të cilave ai ishte protagonist, Marcus Rashford ka vendosur të dalë në fushë për të mbrojtur të drejtat e korrierëve që bëjnë delivery ose dërgesa!

Në Britaninë e Madhe, 41% e korrierëve fitojnë më pak se 8.72 paund në orë, paga minimale e lejuar nga ligji.

Zëdhënësi i futbollistit të ekipit kombëtar anglez tha se ai ka vendosur të diskutojë çështjen direkt me menaxhmentin e Deliveroo.

Pikërisht kompania me qendër në Londër është ndër mbështetësit e fondacionit të numrit 10 të United kundër varfërisë së fëmijëve.

Marcus Rashford edhe një herë ka provuar se është një person unik para se të ishte një futbollist i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat