Hysaj: E bllokova Sterlingun

Futboll

Hysaj: E bllokova Sterlingun

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:14
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në ndeshjen ndaj Anglisë.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Napolit u deklarua për RTSH.

“E kemi pritur që të vegjël, ndeshjen me Anglinë dhe me lojtarë të tillë.  Disa gjëra u realizuan. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, emocionet ishin aty, pasi Anglia është ekip i madh, por duhet të paraqiteshim më mirë në fushë.

Duelet janë të bukura me të tillë kundërshtarë, janë kundërshtarë të mirë. Me Sterlingun kam luajtur kundër, edhe te Napoli dhe ia dola të mbaj mirë mendoj. Duhet të shfrytëzonim rastet që kishim, nëse Anglisë nuk ia shënon në rastet që ke, e pëson”, ka thënë Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat