Munishi: Të gjithë po dalin të fortë për neve

Futboll

Munishi: Të gjithë po dalin të fortë për neve

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:50
Munishi: Të gjithë po dalin të fortë për neve

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të trajnerit dhe lojtarëve të Kosovës, pas humbjes së thellë 0-3 ndaj Suedisë në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022".

Munishi, duke folur për deklaratat e trajnerit Bernard Challandes, i cili tha se Suedia ishte një skuadër e fortë, u shpreh se të gjitha Kombëtaret po dalin të forta për Kosovën.

“Rrezikojmë të mbesim të fundit, ky trajner (Bernard Challandes) nuk ka çfarë të jap, i ka dalur situata nga kontrolli, në 12 lojët e fundit kemi 10 humbje”.

“Të fortë ata, të fortë këta, kush është i dobët për neve, ne duhet ta mposhtim dikë, nuk pres fitore nga Spanja por të paktën duhet të vendosnim Suedinë në vështirësi, çfarë lojë kanë shikuar ata, nuk ishim të barabartë me ta. Shtërngonu, fitoni ndaj dikujt”.

“Humbja 3-0, jemi ekipi i vetëm që rreshtohemi të bëjmë deklarta, nuk mundën të na qesin hi syve, fitore ndaj kundërshtarëve të dobët ndërkohë humbim pa ndërprerë kur ka rëndësi” – deklaroi Munishi, transmeton Insporti.

Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Golat për Suedinë i shënuan Ludëig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson.

Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.

Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat