Reali ia mësyn Lukakut

Futboll

Reali ia mësyn Lukakut

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:04
Romelu Lukaku

Sulmuesi belg është duke shkëlqyer në fanellën e Interit këtë sezon duke i realizuar 19 gola deri tash

Real Madridi e ka futur në listën e dëshirave të tij sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg po shkëlqen në fanellën e Interit këtë sezon duke i realizuar 19 gola dhe duke i dhuruar 8 asistime deri tash në Serie A.

Sidoqoftë, “Los Blancos” i kanë dy prioritete të tjera përpara ish-sulmuesit të Chelseat, Evertonit dhe Manchester Unitedit.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se klubi mbretëror spanjoll i ka në top-listë sulmuesit Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Nëse nuk arrin ta transferojë njërin prej tyre, atëherë do t’ia mësyjë Lukakut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat