Kosova ndryshon rreshtim

Futboll

Kosova ndryshon rreshtim

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:29
Kosova ndryshon rreshtim

Kosova sot do të luajë kundër Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Katar 2022.

Bernard Challandes do të ndryshojë sistemin, duke luajtur 5-4-1.

Në portë do të jetë Samir Ujkani edhe përkundër ndeshjes së dobët me Suedinë.

Në mbrojtje do jenë treshja Ibrahim Dresheviq, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojovda, ndërsa në krahë Benjamin Kololli dhe Florent Hadergjonaj, shkruan Gazeta Olle.

Në mesfushë pritet të jenë dyshja Hekuran Kryeziu dhe Valon Berisha, ndërsa në krahë Milot Rashica dhe Lirim Kastrati, ku do të kërkohet të përdoret shpejtësia e tyre në kundërsulm.

Në sulm nuk ka dyshime dhe do jetë Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat