Bild: E gjithë bota po qesh me ne

Futboll

Bild: E gjithë bota po qesh me ne

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:29
Bild: E gjithë bota po qesh me ne

Gjermanëve po i soset durimi. Kërkohet largimi i trajnerit të kombëtares, Joachim Low sa më shpejt të jetë e mundur edhe pse trajneri ka konfirmua se do të largohet pas EURO 2020.

Humbja me Maqedoninë me rezultatin 1-2, i ka shokuar të gjithë.

Drejtori sportiv i gazetës gjermane ‘BILD’ ka kërkuar largimin e menjëhershëm të trajnerit, Joachim Low, transmeton "albeu".

Ai kërkon që Rangnic apo Kuntz të marrin përsipër menjëherë detyrën e trajnerit te Gjermania.

“E gjithë botë po qesh me ne!”, shkruhet në BILD.

Kujtojmë që Federata e Futbollit të Gjermanisë e ka konfirmuar largimin e Loëit nga stoli në fund të Kampionatit Europian të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat