Disa klube pas Agueros

Futboll

Disa klube pas Agueros

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:01
Disa klube pas Agueros

Sergio Aguero njoftoi se po largohet nga Manchester City si një lojtar i lirë, kështu që Interi, Paris Saint-Germain, Juventusi, Chelsea dhe Barcelona, janë emëruar si destinacione të mundshme.

Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vjeç në qershor dhe do të largohet nga “Etihad” pas një dekade të mbushur me trofe.

Sipas mediumit “Footmercato” në Francë, agjenti i Agueros tashmë ka marrë pesë oferta zyrtare për kontratë me klientin e tij.

Aguero bëri vetëm 14 paraqitje konkurruese në Manchester City këtë sezon, duke shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat