Reali i mallkuar

Futboll

Reali i mallkuar

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:26
Reali i mallkuar

Sezoni i Real Madrid mund të quhet pozitiv deri më tani, me “Los Blancos” që janë në çerekfinalet e UEFA Champions League dhe në garë për titullin e La Liga.

Nëse hedhim një sy te dëmtimet që ka patur gjatë sezonit ekipi madrilen, më pas duhet të themi që sezoni deri më tani ka qenë fantastik.

Reali ka vendosur një rekord të çuditshëm dhe të pabesueshëm, pasi gjatë këtij sezoni “Los Blancos” kanë patur më shumë dëtmime se sa gola të shënuar. Plot 50 dëmtime për ekipin e Zidane deri më tani, ndërsa golat e shënuar janë 49.

Dëmtimet më të shumta i ka patur Eden Hazard padyshim, por nuk mbetet pas edhe Sergio Ramos apo lojtarët e tjerë si Asensio, Vinicius, apo Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat