Te Teuta i gëzohen shortit të Kupës

Futboll

Te Teuta i gëzohen shortit të Kupës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:08
Te Teuta i gëzohen shortit të Kupës

Sulejman Starova e ka cilësuar si shumë pozitiv shortin që ka vënë Teutën ku ai është drejtor sportiv, si kundërshtar me Skënderbeun në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në fjalët e tij para mediave në fund të shortit, Starova e ka vlerësuar Skënderbeun, por pranoi se ekipi i tij ishte me fat e nuk ishte vënë përballë Vllaznisë apo Laçit që janë gjysmëfinalistet e tjera.

“Jemi të kënaqur me shortin sepse luajmë në shtëpinë tonë ndaj një kundërshtari jo në nivelin e Vllaznisë dhe Laçit. Gjithsesi do e vlerësojmë maksimalisht. Kemi shumë shpresë për t’i marrë të dy kompeticionet.

Preferoj Laçin apo Vllazninë në finale? Vetëm Zoti e di. Nuk bëj dallime, të fitojë më i miri. Kush ta fitojë Kupën duhet të jetë më i forti dhe t’i mundë të gjithë kundërshtarët.

Teuta nuk është më e forta, jemi të barabartë, nuk shoh dikë që të jetë më lart. Është konkurrencë e madhe Teuta gjithmonë ka qenë në vendet e para.

Le të shpresojmë që me këtë ritëm të arrijmë të shkojmë në fund.

Sigurisht duam të rrisim potencën e golave, por do na mjaftonte edhe 1-0 për të fituar titullin”, ishin fjalët e Starovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat