Kundër

Futboll

Kundër

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:32
Aguero

Sergio Aguero do të ishte një “goditje e madhe ” për Barcelonën, sipas Rivaldo, i cili thotë se shkuarja e yllit të Manchester City në “Camp Nou” mund të bindë Lionel Messin të qëndrojë. Aguero do ta mbyllë karrierën e tij të ndritshme 10-vjeçare në “Etihad Stadium” sapo kontrata e tij të skadojë në qershor.

Barça është në mesin e klubeve të interesuara për të nënshkruar me argjentinasin, meqë është falas. Rivaldo mendon se ai mund ta ndihmojë Messin të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, nëse bëhet bashkë me patriotin e tij në Katalonjë:

“Marrja e Agueros si transferim falas mund të jetë një goditje e madhe nga Barcelona. Ai ka një marrëdhënie të mirë me Lionel Messin dhe, me Barçën që i mungon Luis Suarez këtë sezon, Aguero me siguri do të shkonte drejt 11-shes startuese.

Ardhja e tij mund ta ndihmojë presidentin e ri të klubit, Joan Laporta, të bindë Messin të qëndrojë në “Camp Nou”. Memphis Depay dhe ndoshta Erling Haaland thuhet se janë në biseda me klubin… Por ata lojtarë do të kushtojnë shifra të mëdha, kështu që trajneri Koeman duhet të peshojë me kujdes opsionet, përpara se t’i refuzojë, veçanërisht kur flasim për një lojtar të cilësisë së Kun Aguero”.

Messi sapo ka hyrë në tre muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në “Camp Nou”, teksa kishte premtuar të presë deri në fund të sezonit, para se të vendoste në lidhje me të ardhmen. Zgjedhja e Laporta si president i klubit iu ka dhënë shpresa mbështetësve se Messi do të rinovojë. Ai ka punuar me Laporta, gjatë mandatit të tij të parë si president, kur ishte tejet i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat