Drenica sfidohet nga Trepça’89

Futboll

Drenica sfidohet nga Trepça’89

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:37
Drenica sfidohet nga Trepça’89

Drenica do të takohet me Trepçën’89 në ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja do të luhet prej orës 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu”.

Skuadra nga Skenderaj  do të luajë ndeshjen e parë nën drejtimin e Sami Sermaxhaj, pasi që Bledar Devolli u largua nga posti i trajnerit te Drenica.

Drenica në pesë ndeshjet e fundit është pa fitore, duke barazuar në tri ndeshje dhe duke i humbur dy.

Skuadra nga Mitrovica, Trepça’89 po ashtu nuk është duke kaluar një formë të mirë, në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje, një barazim dhe një fitore.

Në pesë takimet e fundit në mes Drenicës dhe Trepçës’89, më mirë qëndron Drenica, duke i fituar dy ndeshje, një fitore e mitrovicasve dhe dy herë janë ndarë baras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat