Drita fiton derbin e juniorëve

Futboll

Drita fiton derbin e juniorëve

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:48
Drita fiton derbin e juniorëve

Drita fiton derbin junior ndaj Gjilanit, hapet gara për titull!

Drita ka triumfuar në derbin e xhiros së 23-të në Superligën e Juniorëve, derisa e ka mposhtur Gjilanin në derbi lokal me rezultat minimal 1-0.

Djelmoshat e Genc Sermaxhajt kanë marrë fitoren e dytë në këtë edicion në derbi lokal dhe kanë bërë një hap tejet të rëndësishëm në garën për titullin kampion.

Yll Ibrahimi ishte golashënuesi i vetëm i kësaj ndeshje, derisa me një goditje të saktë nga gjuajtja e lirë realizoi për t’i dhënë ‘bardhekaltërve’ fitoren e 14-të sezonale, raporton Sheshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat