Xhaferi: Nëse do të luhej me tifozë stadiumi do të ishte plot

Futboll

Xhaferi: Nëse do të luhej me tifozë stadiumi do të ishte plot

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:04
Xhaferi: Nëse do të luhej me tifozë stadiumi do të ishte plot

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka folur sa i përket ndeshjes që do të zhvillojnë shkodranët kundër Partizanit.

Gjithashtu ka edhe një thirrje për Qeverinë që të shoh mundësinë për të hapur stadiumet, pasi rreziku është më i vogël për përhapjen e pandemisë sesa në lokalet e tejmbushura. Në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” është diskutuar edhe pjesa e licencimit.

“Nëse do të luhej me tifozë stadiumi do të ishte plot. 30% do ishte normale. Kërkohet një përpjekje nga qeveria. Njerëzit po rrinë në lokale dhe po përhapet më shumë Covidi. Pushimi? Ishte një dyjavësh i nevojshëm mendoj.

Skuadra vetëm 4 ditët e para ishin pushim dhe pastaj u stërvitën.

Licencimi? Kemi pasur shumë ditë të vështira. Kemi disa muaj që po diskutojmë me Voltana Ademin.

Kemi pasur një takim me Këshillin Bashkiak, ku morëm përgjigje negative. Në momentet e fundit Voltana Ademi bëri një lëvizje dhe ia dolëm. Drejtori i Tatimeve në Shkodër na ka ndihmuar shumë. Skuadra ishte në një rrezik të madh.

Ne e kemi kaluar dosjen në federatë dhe tashmë është në dorën e tyre. Kemi marrë një reagim pozitiv. Mesa di unë janë çështje teknike. Të gjitha pikat janë plotësuar”, ka thënë Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat