Dembele drejt largimit nga Barcelona

Futboll

Dembele drejt largimit nga Barcelona

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:18
Dembele drejt largimit nga Barcelona

Ousmane Dembele, 23 vjeçari francez, duhet të vendosë në fund të këtij sezoni se a dëshiron të vazhdojë në Barcelonë, ku i mbetet edhe një vit kontratë, ose të largohet nga klubi në kërkim të një aventure të re.

Dy skuadrat që po insistojnë më shumë për Dembelen janë Juventus dhe Manchester United.

Përpos tyre edhe Paris Saint-Germain dhe Liverpool po vëzhgojnë situatën.

Në anën tjetër, Barcelona gjendet në një situatë aspak të favorshme. Ata i kanë dy opsione: të rinovojnë kontratën me të, ose të kërkojnë ta shesin qysh në afatin kalimtar të kësaj vere, pasi pas një viti, Dembele do të largohej falas sepse i mbaron kontrata me klubin Katalanas.

Largimi falas patjetër që nuk është një zgjidhje për katalunasit të cilët shpenzuan 135 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2017.

Dembele deri më tani ka zhvilluar 73 paraqitje për Bracelonën duke shënuar 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat