Kombëtarja e ka injoruar

Futboll

Kombëtarja e ka injoruar

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:43
Kombëtarja e ka injoruar

Fatjon Andoni është shqiptari që aktualisht po shkëlqen në Superligën e Greqisë me fanellën e skuadrës së Apollon Smirnis teksa dje ka shënuar një gol mjaft të bukur nga jashtë zone ndaj skuadrës së Atromitos në minutën e 49′.

Sfida u zhbllokua nga mesfushori shqiptar, por skuadra e Apollon nuk mundi dot të mbante avantazhin teksa sfida përfundoi në shifrat 1-1.

Fatjon Andoni ka lindur në Athinë është 29-vjeçar dhe është rritur në skuadrat zinxhir të skuadrës së Etnikos Asteras, ai ka luajtur në shumë skuadra me emër në vendin helen si PAS Lamia, Larisa dhe Panakiaki.

E çuditshme është fakti se Andoni jo pak herë e ka nxjerrë skuadrën nga situata me golat dhe asistet e tij dhe nuk është thirrur asnjëherë nga Kombëtarja shqiptare.

Mesfushori shqiptar me fanellën e Apollon Smirnis është aktivizuar në total në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 21 ndeshje ku ka realizuar dhe 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat