Paçarada lojtar i ndeshjes

Futboll

Paçarada lojtar i ndeshjes

Nga: K.G. Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:50
Paçarada me numër 23, me shokë feston sonte

Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, ka treguar lojë të madhe në fanellën e skuadrës së St. Paulit, e cila sonte si vendas e mposhti me rezultat 2:0 Braunschweig-in.

Mbrojtësi Paçarada u angazhua maksimalisht, i dha siguri lojës së skuadrës së tij dhe është ndër me të merituarit për fitoren e madhe. 

Golat u shënuan nga Marmoush (7') e Kyereh (14').

Image

Notat nga gazetat gjermane Kicker.de

Gazeta e mirënjohur sportive gjermane “Kicker.de”, Paçaradën e shpall lojtar të ndeshjes, duke e vlerësuar me  notën 8.1. 

Mediumi prestigjioz, Paçaradën e vlerëson me notën me të madhe, duke i marrë për bazë të gjitha karakteristikat e lojës për gjatë 90 minutave, i cili ishte si lokomotivë për skuadrën e tij.  

Pas javës së 27-të në Bundesliga II,  St. Pauli renditet në vend të 8-të me 38 pikë dhe Braunschweig është i 16-ti me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat