Juve-Napoli, alarm...

Futboll

Juve-Napoli, alarm...

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:17
Juve-Napoli, alarm...

Juve-Napoli-Covid. Fatkeqësisht, këtë sezon duket e pamundur të flasësh për këtë ndeshje, pa qenë në gjendje të sjellësh ndërmend koronavirusin. Në fakt, mbetet një ndeshje në tri drejtime, edhe një herë. Ajo do të luhet nesër, gjashtë muaj dhe tri ditë pasi ishte planifikuar (e diel, 4 tetor 2020), tri javë pas vendosjes së parë për shtyrjen (e mërkurë, 17 mars 2021).

Dhe sot numri i pozitivëve është përmbysur. Kishte dy të infektuar te Napoli në tetor (Elmas dhe Zielinski), sa e bindën ASL e Campania të mos lejojë udhëtimin e bluve të Gatusso drejt Torinos. Rastësia ka bërë që, të paktën deri natën e kaluar, dy lojtarë pozitivë të jenë te Juve. Të dy janë kthyer të infektuar nga ekipet kombëtare (Bonucci dhe Demiral).

Shifrat të kthejnë pas në kohë dhe tallen me një situatë, ku nuk ka asgjë për të qeshur. Ankthi është prezent, sepse numrat në këtë situatë pandemie gjithmonë mund të rriten.

Dje qarkulloi lajmi në lidhje me një lojtar të tretë pozitiv te Juve, në pritje të rezultateve të testeve molekulare për ta konfirmuar atë.

Një shqetësim i përhapur gjithashtu te Napoli, çështja e Piotr Zielinski, i kthyer të premten nga angazhimi me kombëtaren. Të gjitha rastet pozitive të lojtarëve të angazhuar me Italinë mund të bënin që çdo ekip të shqetësohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat