Abrashi ka lënë pas lëndimin

Futboll

Abrashi ka lënë pas lëndimin

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:44
Abrashi ka lënë pas lëndimin

Futbollisti Amir Abrashi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në fushë me skuadrën e Baselit.

Mesfushori që shkoi te skuadra zvicerane për të zëvendësuar Taulant Xhakën, i cili kreu operacion dhe e humbi këtë sezon, u dëmtua në fund të janarit dhe vetëm dje është kthyer në fushë.

Vaduz që ndodhet në zonën e rënies e mundi Baselin duke i hequr mundësinë kësaj të fundit të kapë zonën evropiane.

Mesfushori i Kombëtares nisi titullar në këtë ndeshje dhe qëndroi në fushë për 60 minuta, kohë në të cilën ndeshja ishte e barabartë dhe Basel kishte gjetur golin e barazimit.

Në fund, miqtë shënuan sërish dhe dolën me tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat