Goditje e rëndë për Zidanen

Futboll

Goditje e rëndë për Zidanen

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:28
Goditje e rëndë për Zidanen

Varane ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe do të mungojë sonte kundër Liverpool.

Një pengesë e rëndësishme për Zidane, i cili papritmas humb dy qendërmbrojtësit titullarë. Para francezit, Sergio Ramos kishte përfunduar në “infermieri”, pas dëmtimit të muskujve të pësuar me ekipin kombëtar, më 31 mars.

Varane është tashmë i izoluar, në përputhje me protokollin shëndetësor për këto raste. Në fakt, lojtari nuk u grumbullua mbrëmë me shokët e tij të skuadrës, ndërsa priste përgjigjen e tamponit, e cila ka mbërritur e hidhur këtë mëngjes.

Francezi, i cili mezi kishte pushuar tri ndeshje këtë sezon (njëra prej tyre, të shtunën e kaluar, kundër Eibar) dhe që është një nga shtyllat e momentit te skuadra e bardhë, do të mungojë në ditët kryesore, në të cilat Real Madridi luan fatin e Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s, respektivisht kundër Liverpool e Barcelona.

Pizitiviteti i Varane e lë Zidane me Nacho dhe Militao si mbrojtësit e vetëm qendrorë për angazhimet e vështira që ka përpara. Një situatë ekstreme, që e lë Real Madridin të zbuluar në prapavijë.

Kësisoji, Varane bashkohet me “viktimat” e tjera, si Ramos, Hazard dhe Carvajal. Francezi është lojtari i gjashtë i Real Madridit që infektohet me Covid-19, deri më tani, këtë sezon. pas Militao, Hazard, Casemiro, Jovic dhe Nacho, përveç Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat