​PSG kërkon të hakmerret ndaj Bayernit, formacionet e mundshme

Futboll

​PSG kërkon të hakmerret ndaj Bayernit, formacionet e mundshme

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:31
Pamje nga ndeshja

Finalja e sezonit 2019/20 mes Bayernit dhe PSG-së, finale të cilën e fitoi kampioni gjerman, do të përsëritet sot, por tani në kuadër të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Kanë kaluar përafërsisht tetë muaj që nga gola e Kingsley Coman, gol ky i cili ia siguroi Bayernit trofeun e këtij kompeticioni, dhe tani të dy skuadrat do të zhvillojnë ndeshje sot në stadiumin “Allianz”.

Bayerni rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja e rëndësishme në Bundesliga kundër RB Leipzig me rezultat 1:0, kurse PSG zhvilloi ndeshje kundër Lille, në të cilën kampioni francez pësoi humbje, ku Lille tani pas fitores okupon pozitën e parë.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Bayerni i ka të gjitha fitore, kurse PSG ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Tek skuadra e Bayernit në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Costa, Gnabry, Hoffmann, Lewandowski, Roca, Tillman dhe Tolisso.

Në anën tjetër, trajneri i PSG-së Mauricio Pochettino në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Bernat, Florenzi, Icardi, Kurzawa, Paredes dhe Verratti.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting

Paris Saint-Germain (4-2-3-1): Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe; Kean

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat