Shtyhet rikthimi i Zaniolos

Futboll

Shtyhet rikthimi i Zaniolos

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:29
Shtyhet rikthimi i Zaniolos

Kthimi i yllit të Romës, Nicolò Zaniolo në fushë thuhet se është shtyrë për tre deri në katër javë dhe duket se do të humbasë Kampionatin Evropian.

Zaniolo vizitoi profesorin Fink në Austri dje dhe Tuttomercatoweb zbulon se gjuri është mirë, por ende i mungon 10 përqind forcë në krahasim me këmbën tjetër.

Procesi i rehabilitimit të mesfushorit ofanziv është ngadalësuar nga infeksioni COVID-19 dhe në këto ditë Zaniolo do të rifillojë punën me skuadrën Primavera.

Por kthimi i tij në fushë është shtyrë për tre deri në katër javë, sipas raportit dhe ai mund të kthehet për dy ndeshjet e fundit në Serie A.

Zaniolo shpresonte të kthehej në kohë për të kërkuar një vend në skuadrën e Italisë për Kampionatin Evropian këtë verë, por pjesëmarrja e tij duket shumë e vështirë në këtë pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat