Kërcënohet Donnarumma

Futboll

Kërcënohet Donnarumma

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:05
Kërcënohet Donnarumma

Donnarumma dhe Milani janë aq afër sa edhe larg… Në fakt, kontrata që skadon në qershor tashmë duket se është thjesht një sirenë alarmi se portieri mund të zgjedhë destinacion të ri.

Vonesa dhe zvarritja e një rinovimi ka bërë që agjenti i portierit, Mino Raiola, të ketë të gjitha mjetet e nevojshme për të vendosur kuqezinjtë me shpatulla pas murit.

Në fakt, Maldini & Co kanë muaj që po provojnë që të gjejnë akordin dhe kanë bërë edhe një superofertë që prek 8 mln eurot në sezon për 4 vitet e ardhshme ose minimumi 3.

Por, kushtet që kërkon Raiola janë të çmendura totalisht: 12 mln euro në sezon bashkë me bonuse dhe maksimumi 1-2 vjet kontratë.

Diçka e papranueshme për këdo, pasi pas 1 viti do të rinisnin problemet e sotme.

Por, këtu ka lindur edhe një konflikt i brendshëm mes portierit dhe agjentit të tij. Përpara 4 vitesh, kur Donnarumma rinovoi, në fakt, firma u hodh pa praninë e Raiola-s, që nuk e quan të vetin atë akord të sigluar në atë kohë.

Në fakt, akordi që Raiola dëshiron të vendosë është ky tani dhe dihet se agjenti jeton me komisione dhe shifra të kripura në punën e tij.

Por, ka zëra që ka edhe një kërcënim nga Raiola ndaj Donnarumma.

Në fakt, sipas medieve të ndryshme dhe portaleve, Raiola i ka thënë “Nëse firmos me ato shifra që të janë propozuar, atëherë do të prish karrierën!”.

Milani pret dhe në maj ndoshta do të vendoset gjithçka, pasi të jetë ose jo siguria matematikore për një vend në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat