Koeman kërcënon Realin

Futboll

Koeman kërcënon Realin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:46
Koeman kërcënon Realin

Ronald Koeman ka folur gjatë në konferencën e tij një ditë përpara ndeshjes ndaj Real Madrid, ku ka shpjeguar shumë gjëra lidhur me ekipin, Messin, Ramosin, taktikat e Real Madridit e shumë gjëra të tjera.

“Ne zakonisht marrim rezultate të mira jashtë shtëpisë. Ne po luftojmë për La Liga, ndeshja e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme”, ka thënë Koeman.

“Megjithatë, rezultati i kësaj ndeshje nuk do të përcaktojë fituesin e La Ligas. Do të ketë ndeshje të tjera në vazhdim. Është një ndeshje e rëndësishme, kjo është e sigurt”.

“Pique dhe Roberto? Ata janë lojtarë të rëndësishëm, jo vetëm për aftësitë e tyre por edhe për personalitetin. E dimë se ata nuk kanë ritmin e duhur, por janë të ngazëllyer të na ndihmojnë”.

“Klopp ka thënë se është e vështirë të luash në një stadium sikurse Valdebebas? Nuk është e rëndësishme të tregoni mos-respekt për një klub sikurse Real Madrid. Ata kanë një avantazh në një situatë sikurse kjo. Jam i sigurt që fusha do të jetë në mënyrë të rregullt”.

“Nesër do të hymë me formacionin më të mirë në fushë”.

“El Clasico është një ndeshje e ndryshme prej tjerave, ka shumë interesim të madh. Barcelona ka një sezon të rëndësishëm, kemi marrë shumë pikë në La Liga, por Madrid është Madridi”.

“Madrid kanë luajtur me sisteme të ndryshme. Puna jonë është që të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëshirojmë që të ushtrojmë më shumë presion sepse e dimë se si të luajmë kundër një sistemi sikurse që luajnë ata”.

“De Jong? Gjëja me e mirë është se ai mund të luajë në disa pozicione dhe sjell shumë kualitet. Ai luan shumë mirë dhe kjo gjë është e rëndësishme”.

“Mungesa e Ramos dhe Varane? Ata janë një humbje e rëndësishme, por edhe ne kemi pasur lëndime. Pique, Roberto, Ansu, dhe Coutinho kanë qenë jashtë për një kohë të gjatë. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ata, por treguan se mund të luajnë në disa pozicione”.

“Messi? Shpresojmë qe Messi të jetë vendimtar nesër. Na duhet ai në më të mirën tonë, por gjithashtu ekipi duhet të jetë në formën më të lartë. Dhe sigurisht që na duhet që Leo te ketë një ndeshje të mirë”.

“Ekipi ka përmirësuar mirë. Edhe pse El Clasico kanë luajtur mirë sipas mendimit tim. Ne ishim më të mirë në pjesën e parë, por humbëm pjesën e dytë për shkak të intervenimit të VAR-it. Kemi ndryshuar”.

“Mendoj se është e rëndësishme që të tregojmë veten tonë dhe t’i tregojmë idetë tona”.

“Dembele? Ai është një lojtar i kualitetit të lartë, që ka shumë shpejtësi, dhe mund të përdorë të dy këmbët. Ai është një problem që krijon shumë probleme për kundërshtarët dhe kjo është e rëndësishme për ne”.

“Zidane tha se dëshiron që Messi të qëndrojë, a dua unë që Ramosi të bëjë një gjë të tillë? Gjëja më e mirë është që lojtarët më të mirë të qëndrojnë në La Liga. Shpresoj që Messi të qëndrojë me ne dhe Ramosi në Real Madrid”.

Real Madrid do të mirëpret Barcelonën nesër në stadiumin “Alfredo di Stefano” me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat