Messi për rekord

Futboll

Messi për rekord

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:42
Messi për rekord

Vazhdon ende e paqartë dhe e pazbulu ar e ardhmja e Lionel Mesit, të cilit i kanë mbetur edhe 3 muaj kontratë me Barcelonën. Por, ndërkohë që kjo është një çështje për të ardhmen, kapiteni tani është i fokusuar maksimalisht te dueli kundër Realit dhe te finalja e Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos.

“Pleshti” ka përpara disa objektiva personalë dhe për ta filluar kujtojmë faktin që do të luajë për herë të parë në stadiumin “Di Stefano”.

Kapiteni argjentinas kërkon që të lërë gjurmë në këtë ndeshje dhe të shtojë në listën e stadiumeve edhe atë të Valdebebasit.  Për momentin, Leo ka shënuar në 69 stadiume nga 89 ku ka luajtur.

“Santiago Bernabeu” është stadiumi më i preferuar i tiji me 15 gola, 4 më shumë sesa në “Camp Nou”. Nuk kanë rezistuar pa u futur në listën e stadiumeve të rëndësishëm që Mesi u ka shënuar as “Anfield”, “Old Trafford”, “San Paolo”, “Allianz Arena”, “Signal Iduna Park”, “Da Luz”. Mesi nuk dëshiron që t’i ikë nga duart një mundësi e artë dhe unike që vjen vetëm një herë në karrierë. Ai dëshiron të shënojë edhe në stadiumin e vogël të Realit “Alfredo di Stefano”.

Nëse do ta bënte me një fitore do të ishte diçka e bukur. Një tjetër rekord është ai i ndeshjeve të luajtura në një klasike. Mesi do të barazojë Ramosin me 45 ndeshje, ndërkohë që kapiteni do të etë në tribunë për shkak të dëmtimit. Leo është gjithashtu golashënuesi historik i “El Clasico”-s me 26 gola, 8 më shumë sesa Di Stefano dhe Ronaldo. Kapiteni i Barcelonës e njeh qendrën stërvitore Valdebebas, pasi aty ka punuar në datat 25 dhe 26 maj me Argjentinën përpara ndeshjes miqësore kundër Spanjës në “Vanda Metropolitano”, e cila përfundoi 6-1. Barça do kreun – Që nga data 21 qershor e vitit 2020, Barcelona nuk është në krye të tabelës së klasifikimit në La Liga. Bëhet fjalë për javën e 30-të në atë sezon, kur Barça barazoi 0-0 me Sevijen në Sançez Pizjuan, ndërsa Reali fitoi me Sociedadin 1-2 në Anoeta.

Kombinimi i këtyre dy rezultateve bëri që Barça dhe Reali të ndanin kreun me 65 pikë secila, por për efekt golash katalanasit ishin të parët. Dhjetë muaj më vonë kërkojnë të marrin sërish vendin e parë, ekzaktësisht pas 293 ditësh. Katalanasit kanë opsione reale që të jenë kryesues të kampionatit spanjoll.

Për ta bërë këtë duhet të fitojnë ndaj Realit këtë të shtunë, por gjithashtu edhe një barazim do të bënte punë sepse për shkak të golave do të parakalonte Atletikon. Nëse dalin të pamposhtur nga klasikja me Realin, të besuarit e Kumanit do të marrin vendin e parë për herë të parë në këtë sezon.

Sigurisht që festa do të zgjaste vetëm disa orë, sepse Atletiko do të luajë një ditë pas Barcelonës dhe nëse arrin të njëjtin rezultat si katalanasit do t’ia marrë sërish vendin e parë. Ka vetëm një opsion që Atletiko apo Barcelona të mos jenë kryesues pas javës së 30-të, të dyja të humbasin dhe Reali të fitojë me 4 ose më shumë gola diferencë kundër Barcelonës. Në këtë mënyrë do të ishin djemtë e Zidanit, ata që do ta mbyllnin javën në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Atletikon. Java e 30-të pritet spektakolare për të gjitha skuadrat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat