Dashuria e trajnerëve për Hysajn

Futboll

Dashuria e trajnerëve për Hysajn

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:18
Dashuria e trajnerëve për Hysajn

Napoli do të ndërrojë fytyrë në fund të këtij sezoni, teksa një sërë largimesh pritet të ndodhin.

Ndër emrat më të lakuar janë Gattuso dhe Elseid Hysaj. Futbollisti shqiptar është lidhur me skuadra të njohura në Italia, ndërsa përtej Adriatikut tashmë nxjerrin një tjetër skenar që nxjerr në dritë “dashurinë“ e trajnerëve për shkodranin.

Sarri e mori pas tij në transferimin te Napoli, ndërsa e njëjta hipotezë hidhet sërish, por këtë herë ai që mund ta marrë në skuadrën e re është Gattuso. Sipas gazetarit italian, Nicolo Ceccarini, Fiorentina interesohet për trajnerin e Napolit, i cili mund të shkojë në krye të pankinës violë së bashku me Hysajn. Megjithatë për shkodranin është më i avantazhuar Milani.

“Fiorentina është e interesuar për Gattuso-n, por besoj se për momentin ai po mendon vetëm të përfundojë kampionatin me Napolin në më të mirën e tij. Hysaj mund të ndjekë Gattuso-n te Fiorentina, por për momentin mendoj se Milani është në avantazh për të“, është shprehur Nicolo Ceccarini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat