Manchester City pësoi humbjen e parë pas gjashtë ndeshjesh sot ndaj Leeds United në Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolas doli e humbur me shifrat 1-2 ndaj asaj të Bielsas.
Pas ndeshjes për mediet foli Guardiola, që nënvizoi faktin se skuadra e tij tregohet naive kur del në sulm.
“Në golin që i dhuruam, them se edhe nëse kemi qëndrueshmëri, ne tregohemi naivë për të provuar kundërsulmin. Nuk e kishim lojën nën kontroll, duke mos krijuar mundësi të mjaftueshme për sulmuesit, është pjesë e lojës.
Ata kanë pasur mundësi në 10 minutat e fundit dhe kanë qenë në gjendje t’i shfrytëzojnë ato dhe të shënojnë golin e fitores. Tani le të pushojmë pak sepse duhet të përgatitemi për ndeshjen me Borussia Dortmund në Champions.
Për dy ditë duhet të vendosim si do luajmë”, tha ndër të tjera Guardiola.