Modriç acaron Piquen!

Futboll

Modriç acaron Piquen!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:06
Modriç acaron Piquen!

Nervat te lojtarët e Barcelonës pas “El Clasicos” së humbur ndaj Realit u shfaqën qartë.

Jo vetëm trajneri Koeman, por edhe lojtarët ishin të tërbuar, si në rastin e Pique.

Mbrojtësi është kapur nga kamerat në fundin e ndeshjes, ku ka diskutuar me Luka Modriç, pasi i ka dhënë dorën. Kroati e ka parë Piquen që po drejtohej për nga arbitrat dhe e ka ngacmuar. “Po pret për arbitrat që të ikësh të ankohesh?!”, i ka thënë Modric.

Pique i është përgjigjur: “Normale, vetëm 4 minuta shtesë.” Modric nuk e ka lënë me aq dhe menjëherë e ka thumbuar përsëri spanjollin. “Sa minuta doje më shumë?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat