Inter interesohet për Lingardin

Futboll

Inter interesohet për Lingardin

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:43
Jesse Lingard

Inter është duke monitoruar situatën e Jesse Lingardit te Manchester United, pasi anglezi vazhdon të shkëlqejë huazim te West Ham.

Lingard u huazua te “Çekanët” gjatë verës dhe sipas ESPN, Inter është një ndër skuadrat që konsideron ta transferojë anglezin.

PSG dhe Real Madrid gjithashtu janë duke vëzhguar formën e mrekullueshme të Lingard.

Që nga janari 28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe kontribuar me katër asistime në nëntë ndeshje në Premierligë.

Lingard do vendos vetë për të ardhmen, por thuhet se preferon të luajë në Ligën e Kampionëve.

West Ham momentalisht renditët në pozitën e katërt në tabelë dhe kontrata e Lingard me “Djajtë e Kuq” skadon në qershorin e vitit 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat