Neymar e provokon keq

Futboll

Neymar e provokon keq

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:40
Neymar e provokon keq

Spektakël brenda dhe jashtë fushe! Neymar ka lindur për të thithur gjithë vëmendjen e njerëzve dhe në përballjen ndaj Bajernit të Mynihut e tregoi më së miri kalibrin e tij, duke dhuruar spektakël në fushë. Jashtë saj? Vazhdon të mbetet po i njëjti klas dhe natyrë provokative.

Sapo arbitri dha vërshëllimën e trefishtë, sulmuesi brazilian festoi me Parades para syve të Kimish. Asgjë rastësore dhe e gjitha një provokim pasi lojtari i Bajernit të Mynihut ishte shprehur i sigurt se gjermanët do të kalonin në gjysmëfinale pasi janë ekipi më i mirë.

E si u kundërpërgjigj Nejmar në konferencën për shtyp? Me një rast analog dhe me pikën e dytë më të fortë të Nejmar, festat e tij të preferuara. “Kimish tha se e kishin të garantuar gjysmëfinalen.

Ti mund ta mbash topin sa të duash, mund të këndosh për vajzën që do gjithë natën, por vjen një djalë që ta hipnotizon me 5 minuta dhe në fund vajza të largohet”, tha mes të qeshurash Nejmar ku mesazhi është i qartë: “Ju mbani topin, ne e marrim objektivin”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat