Bare është shumë pranë ëndrrës

Futboll

Bare është shumë pranë ëndrrës

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:24
Bare është shumë pranë ëndrrës

Keidi Bare është shumë pranë ëndrrës që të luajë në La Liga.

Mesfushori 23-vjeçar dha pasimin për gol në takimin e fundit në kampionat të Espanyol.

Ky sezon po ecën mbarë me ekipin katalanas që udhëheq renditjen në Segunda Division dhe Bare thotë për TV Klan se objektivi është Liga e më të mirëve.

“Po ecim mirë, pasi kemi 5 fitore radhazi. Espanyol e ka vendin në Primera Division dhe besoj se do të të jemi pjesë e La Liga”.

Bare i cili është pjesë e futbollit spanjoll prej 2016 është aktivizuar më parë edhe me Ateltico Madrid e Malaga, por pa zhvilluar asnjë ndeshje në La Liga. Mesfushori prej kohësh është pjesë e Kombëtares, madje në takimin me Andorrën ndihmoi Ermir Lenjanin të shënonte.

Shqipëria mori 6 pikë në 3 ndeshjet e para kualifikuese, me kundërshtarët më të dobët të grupit, por për Baren kuqezinjtë duhet ta tregojnë veten me të tjerë rivalë.

“Polonia dhe Hungaria janë ekipet që duhet të masim forcat. Përballë tyre do të shikojmë se ku jemi. Të marrim sa më shumë pikë”.

Keidi Bare e ka veshur 13 herë fanellën e Kombëtares A, duke shënuar edhe 2 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat