Raiola diskuton me Juventusin

Futboll

Raiola diskuton me Juventusin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:46
Raiola diskuton me Juventusin

Mund të jetë pasardhësi më natyral i Bufon, ndaj Juventus jo më kot, e ka prej vitesh në shënjestër.

Fjala është për Donarumën, i cili e ka shumë të paqartë të ardhmen e tij te Milan. Gardiani nuk ka bërë ende asnjë hap përpara në negociatat e rinovimit me kuqezinjtë dhe i shtyrë edhe nga agjenti Mino Raiola mund të ndryshojë destinacion.

Pikërisht, agjenti i 22-vjeçarit është parë në Torino para disa ditëve teksa ka takuar drejtues të Juventus.

Sipas mediave, ky takim duhej të mbahej sekret, por tashmë është zbuluar dhe është biseduar mbi Donarumën.

Mbetet për t’u parë si do të vijojnë negociatat, teksa duhet theksuar se nëse Donaruma merr 12 milionë eurot e kërkuara nga Milan, atëherë do të qëndronte me kuqezinjtë duke rinovuar, meqënëse edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm te Milani nuk do ta rrezikojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat