Ankth te Hertha

Futboll

Ankth te Hertha

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:00
Ankth te Hertha

Klubi gjerman i Herta Berlin ka konfirmuar së fundmi 3 raste me Koronavirus në skuadër.

Bëhet fjalë për trajnerin, Pal Dardai dhe ndihmësit e tij Admir Hamzagiç dhe Dodi Lukebakio.

Të 3 personat iu nënshtruan testeve dhe zbuluan se ishin pozitiv ndaj virusit.

Për këtë arsye ata u izoluan menjëherë në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë deri sa virusi të largohet nga trupi i tyre.

Një situatë aspak e mirë për klubin kryeqytetas, pasi është shtuar ankthi se në skuadër mund të jenë të infektuar edhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat