Kritikohet Ronaldo

Futboll

Kritikohet Ronaldo

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:44
Kritikohet Ronaldo

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, Luka Toni, e ka kritikuar Cristiano Ronaldo për qëndrimin dhe sjelljen e tij karshi bashkëlojtarëve në ndeshjet e fundit.

Toni, i cili ka luajtur edhe për klube të tjera si Palermo, Fiorentina, Roma, Genoa dhe Hellas Verona, foli për gazetën italiane “Tuttosport” për sjelljen sulmuesit portugez.

Ronaldo ishte tepër i zhgënjyer pas fitores së Juventusit 3:1 kundër Genoas në fundjavë, pasi dështoi të shënojë gol vet.

Ai u largua i vetëm nga fusha dhe e shfryu zemërimin në zhveshtore, ku raportohet ta ketë grushtuar murin, para se të largohej nga stadiumi i pari. 

“Ai është shumë i rëndësishëm për Juventusin. Ai është golashënuesi më i mirë, ka shënuar shumë gola. Por unë nuk jam i kënaqur me qëndrimin e tij  ndaj bashkëlojtarëve. Më bëri të mendoj për kohën kur luaja uën”, tha Toni.

Ai shtoi: “Edhe unë kam qenë vetjak kur nuk kam shënuar, por prapëseprapë kam qëndruar në fushë për të festuar. Unë e kam duruar zhgënjimin”.

Fituesi i Kupës së Botës i zhvilloi vetëm 15 ndeshje për Juventusin gjatë një viti qëndrimi në Torino, duke i shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat