Caktohet arbitri i finales në Kupën e Mbretit

Futboll

Caktohet arbitri i finales në Kupën e Mbretit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:25
Munuera

Arbitri Huan Martinez Munuera do të jetë në krye të ndeshjes finale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Atletik Bilbao.

Më 17 prill do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit dhe këtë sfidë do ta drejtojë Huan Munuera, i cili është komentuar disa herë sikurse një tifoz i Real Madridit.

“Diario Sport” ka zbuluar se familja e zyrtarit është mbështetës i fortë i klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Pas humbjes në “El Clasico”, Barcelona do mundohet me gjitha forcat të fitojë këtë trofe, ndërsa Bilbao do luftojë për të triumfuar pas humbjes në Kupën e Mbretit në vitin e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat