Të çmendur pas Zidanes

Futboll

Të çmendur pas Zidanes

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:26
Ferdinand

Pas kualifikimit të Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League kundër Liverpool, shtypi dhe opinionistët europiane i kanë thurur elozhe trajnerit Zinedine Zidane.

Mes këtyre duhen sinjalizuar fjalët e Rio Ferdinand dhe Steve Steve McManaman:

“Kjo skuadër ka cilësi të pabesueshme dhe Zidane ka arritur ta ndërtojë gjithë këtë në pak kohë, ka shkuar atje dhe ka fituar një trofe pas tjetrit. Zizou është një trajner fenomenal, nuk flet shumë sepse lë të flasë futbollin e tij dhe e di si t’i fitojë finalet”, ka thënë ish-mbrojtësi i United.

Fjalëve të Ferdinand u ka bërë jehonë McManaman:

“Zidane ka bërë një punë të jashtëzakonshme, meriton vetëm duartrokitje. Është gjenial, nuk pretendon duartrokitje, është gjithmonë  gatshëm dhe i qetë. Njerëzit nuk mendojnë se është një gjeni taktik, por kështu është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat