Telashe për Ibrahimoviçin

Futboll

Telashe për Ibrahimoviçin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:40
Telashe për Ibrahimoviçin

Nuk kanë fund problemet për Zlatan Ibrahimoviç i cili në këtë pjesë të fundit të sezonit është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara. Sulmuesi suedez rrezikon një pezullim nga FIFA, pasi është në shkelje të rregulloreve të saj sa u përket basteve sportive.

Gazeta suedeze “Aftonbladet” bën të ditur se ai thyen rregullat e FIFA-s duke qenë bashkëpronar i një kompanie bastesh sportive, Bethard, me pasoja që fillojnë nga një gjobë e majme, për të vazhduar me përjashtimin deri në tre vite.

Sipas të njëjtit burim, Federata Suedeze ishte në dijeni të ngjarjeve që tre vite më parë e ndaj u vendos që ai të mos grumbullohej për Botërorin 2018.

Një nga kompanitë që zotëron Ibrahimoviç, Unknown AB, zotëron 10% të aksioneve të Bethard, e cila është një kompani bastesh sportive me qendër në Maltë dhe ngjarja po ndiqet nga inspektorët e UEFA-s dhe FIFA-s. Ata shqetësohen për ndeshjet që ai ka luajtur me përfaqësuesen e tij për kualifikueset e Botërorit, pasi në atë rast është thyer qartësisht rregullorja e FIFA-s. Njëkohësisht, shqetësuese janë edhe ndeshjet e Milanit në Ligën e Europës që i përkasin UEFA-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat