Ky është luksi i Ibrës

Futboll

Ky është luksi i Ibrës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:09
Ky është luksi i Ibrës

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë në dispozicion të Milanit për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Genoas në “San Siro” pasi është pezulluar për kartonin e kuq të marrë në transfertën ndaj Parmës, ndaj ka përfituar nga rasti për të udhëtuar drejt Livornos.

Qëllimi i vizitës është për të parë nga afër dhe negociuar për blerjen e një jahti luksoz të quajtur Rebeca, vlera e të cilit në treg llogaritet rreth 20 milionë euro dhe që suedezi dëshiron ta bëjë pronë të tijën para nisjes së sezonit veror.

Bëhet fjalë për një jaht 40 metra të gjatë, me një pishinë me pamje nga deti, restorant, palestër,.

Po ashtu disa ambiente çlodhjeje dhe 6 dhoma gjumi, të cilin Ibra e ka marrë shpesh me qira, por tani duket i bindur ta blejë përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat