Laçi me mungesa

Futboll

Laçi me mungesa

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:13
Laçi me mungesa

Laçi po përgatitet për ndeshjen me Bylisin, të cilin e pret në stadiumin e vet ditën e dielë. Pas qendërmbrojtësit Adolf Selmani, largimi i radhës nga Laçi është mesfushori i krahut, Klejdi Rapo.

Në fakt, prej ditësh lojtari korçar nuk po stërvitet me ekipin, por nga ana e klubit nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për prishjen e marrëveshjes.

Mësohet se ai ka kërkuar letrat në klub dhe është larguar kësisoj para se të mbyllet ky sezon. Mesfushori erdhi si një përforcim që mund të shpërthente me kurbinasit në Superiore, pasi më parë kishte bërë mirë në Kategorinë e Parë me Devollin dhe Pogradecin.

26-vjeçari luajti vetëm 4 ndeshje këtë kampionat me fanellën bardhezi, nga të cilat dy herë si titullar në fitoren 1-0 kundër Teutës dhe barazimin 1-1 në javën e parë të kampionatit ndaj Bylisit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat